Plagosi me thikë 2 të rinjtë dhe u largua, arrestohet 43-vjeçari në Sarandë
Një 43-vjeçar në Sarandë është arrestuar ditën e sotme pasi ka plagosur me thikë dy persona dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. D., banues në lagjen nr.4, Sarandë, pasi më datë 24.04.2022, në rrugën “Mitat Hoxha”, plagos me thikë shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2022, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku shtetasi I. D. ka plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
