Borshi i bukur, por kaotik/ Fshati turistik pa rrugë, turistët: Të investohet, ose nuk kthehemi më
Ne fillim sezon Borshi është kaotike edhe pse ka pushues të shumtë, sidomos fundjavave. Të huajit mbeten të magjepsur edhe kanë dëshirë të rikthehen ndërsa pushuesit shqiptarë thonë se e kanë gjetur të përkeqësuar situatën, sidomos përsa i përket infrastrukturës.
Borshi ka filluar të presë turistët e parë gjatë fundjavave. Pushues shqiptarë dhe të huaji drejtohen ujërave të kristalta për plazh.
Të huajit kryesisht spanjoll, kanë mbërritur pas sugjerimeve të miqve të tyre shqiptar.
“Unë vij nga Spanja, kam një mik nga Shqipëria, jemi të emocionuar të zbulojmë më shumë për të gjithë Shqipërinë”
Të mahnitur nga kombinimi perfekt u maleve me detin ata thonë se janë surprizuar dhe do të rikthehen. Madje tani kanë dëshirën të eksplorojnë të gjithëShqipërinë.
“Është një vend i mrekullueshëm, është hera ime e parë këtu dhe jam shumë i surprizuar. Mund të shohësh malin pas meje, detin e mrekullueshëm dhe plazhin.”
Por pushuesit shqiptarë besnik të Borshit nuk janë të kënaqur. Prishjet e subjekteve buzë detit pak javë më parë, kanë sjell një kaos. Strukturat hoteliere, restorantet baret thonë ata janë të papërgatitur për këtë fluks turistësh.
“Nuk shikoj ndonjë ndryshim, aq më tepër një ndryshim pozitiv. Jam e zhgënjyer nga shërbimi."
“Ka përkeqësim nga vjet në sivjet”
E gjithë rruga mbi plazhin është në gjendje të mjerueshme.
“Shpresoj që të ndërtohet diçka dhe t’i japë vlerë kësaj pamje kaq të bukur."
"Pjesa e infastrukturës lënë shumë për të dëshiruar."
Pushuesit familjarë thonë se do të largohen nga Borshi nëse infrastruktura turistike atje, nuk ofron shërbim serioz.
“ Do rikthehem vetëm nëse vërtetë do ofrojë diçka.”

