62 vjeçarja rrëzohet nga ballkoni i katit të katërt në Durrës, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 12:41
Një 62 vjeçare është rrëzuar nga ballkoni i katit të katërt në atë të katit të dytë në shtëpinë e saj në Durrës.
"Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe."-njofton policia.
62-vjeçarje ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
