U aksidentuan 3 autobusë brenda një jave, policia aksion “blic” në Tiranë, 15 shoferë i nënshtrohen testit të alkoolit

Aksion blic ndhe kontrolle të befasishme, Policia Rrugore e Tiranës në mjetet e transportit publik,  janë bërë ditën e djeshme.

Këto kontrolle vijnë me qëllim evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive, duke qenë se brenda një jave u përfshinë në aksident 3 autobusë.

Mësohet se dje (7 maj) i janë nënshtruar testit të alkoolit, 15 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t'iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurt.

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që udhëtojnë me mjete të transportit publik apo çdo mjet tjetër, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.”-apelon policia.

3 urbane janë aksidentuar në Tiranë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Aksidenti i parë u shënua më 29 prill, kur një autobus i linjës së Unazës së Re përfundoi në lumin e Lanës duke marrë poshtë vetes edhe një makinë, e për pasojë 5 persona u plagon. Më 2 maj vetëm tre ditë më pas autobusi i linjës “Qytet Studenti- Rruga Jordan Misja” u përplas në stacion.

Aksidenti i fundit ndodhi më 4 maj, ku utobusi i linjës “Kristal-Qendër” u përplas me një karrotrec në afërsi të “Stacionit të Trentit”.