Makina përplas çiftin dhe fëmijën 3 muajsh te Rruga e Kavajës, pamje nga vendi i ngjarjes
Ora News, ka siguruar pamjet nga aksident te “Rruga e Kavajës”, ku një mjet përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh.
Shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet karroca e foshnjës, ndërkohë një makinë tip "G Clas" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduatr në korsinë e biçikletave.
Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme te “Rruga e Kavajës”, ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmija e tyre, janë në spital nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia.
Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
