Vdiq pasi mori mjekim/ 51-vjeçarja nga Korça humbi jetën në shtëpi, familjarët akuza mjekëve

Një 51-vjeçare nga Korça ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta këtë të diel. Albana Saliçe mori mjekim në orët e para të mëngjesit në dhe pak orë pasi ishte kthyer në shtëpi ndërroi jetë. Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë. 

Një 51-vjeçare nga Korça humbi jetën mëngjesin e të dielës vetëm pak orë pasi kishte marrë mjekim në Urgjencën e qytetit.

Albana Saliçe u paraqit në spital rreth orës 3 të mëngjesit e shoqëruar nga bashkëshorti i saj.

Mjekët i kanë kryer një injeksion që nuk dihet ende.

I thanë se nuk kishte probleme kardiake por vetëm anemi dhe e përcollën për në shtëpi.

"I beri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike. Vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je,  s’po më përgjigjej. Na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë. 

Bashkëshorti, Edison Saliçe thotë se e shoqja vuante nga probleme gjinekologjike teksa akuzon mjekët për a dhe mjekim të gabuar.

“Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi.”

Mësohet se doktori që i ka dhënë mjekim Albana Saliçes është shefi i urgjencës Çelnik Fetallari.

Pavarësisht interesit me medieve Spitali i Korçës ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e gruas si dhe akuzat e ngritura nga familjarët e saj.

Familjarët do e denoncojnë rastin në polici ndërsa pritet që ekspertiza mjeko ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes së 51-vjeçares.