Lihet në burg pa afat ish-truproja i Tahirit/ Avokati: Hekuran Marku i pafajshëm, do nxjerrim provat

Hekuran Marku, ish-shoqëruesi i Sajmir Tahirit është në lënë në burg pa afat nga gjykata e posaçme me akuzën e trafikut të drogës. Prokuroria tha para trupës gjykuese se Markun ka qenë pjese e një grupi kriminal që transportonte droga nga Shqipëria drejt Italisë. Nga ana tjetwr vetë ish-gardisti nuk ka pranuar asnjë nga këto akuza duke u shprehur përmes avokatit se në ditët në vijim do paraqesë prova të reja për pafajësinë e tij.

Ish-gardisti Hekuran Marku, ish-truprojë e Saimir Tahirit u paraqit në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për tu njohur më masën e sigurisë pas ekstradimit nga gjermania.

Ndaj ish-gardisit rëndojnë akuza e Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës arrest me burg të vendosur në mungesë ndërsa Marku nuk ka pranuar asnjë nga akuzat përmes avokatit të tij Tonin Prendi. Madje ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të paraqesë fakte të tjera të cilët tregojnë së ai është i pafajshëm.

“S’ka pranuar asnjë akuzë, sepse është i bindur se s’ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur. I kundërshtoj me forcë të gjitha akuzat dhe faktet që i atribuohen. Në ditët në vijim do kundërshtojmë dhe do paraqesim faktet, të cilat tregojnë që Marku  nuk ka lidhje me veprat penale për të cilat është marrë i pandehur."

Sipas avokatit Prendi njohja e Markut me të penduarin e drejtësisë Eltjon Brengasi ka filluar në vitin 2015 në fushatën elektrolaë të partisë socialiste

“Me Eltjon Bregasin është njohur në vitin 2015 në fushatën elektorale. Dhe njohja e tij përfundon atë vit. Se ça ka bërë Bregasi, Marku nuk ka lidhje, nuk ka dijeni.”

Për vec emrit të Hekuran Markut në dosjen e prokurorisë për trafik droge përmendet edhe një tjetër emër, Paulin Deda i njohur edhe me emrin Agustin, edhe ky shoqërues i ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahari. SPAK thotë së 2 truprojat kanë bashkëpunuar edhe me 4 italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë e cila u sekuestrua në Bari ku u vendosën në pranga 2 persona.

Në dosje tregohet se Marku dhe Deda kishin kultivuar drogën në Tepelenë dhe që më pas ishin kujdesur për transportimin e saj drejt Italisë.