Aksident te Rruga e Kavajës, makina përplas çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme te “Rruga e Kavajës”, në Tiranë, ku një mjet tip 'G Class" me drejtues, Ajas Sulejmeni, ka përplasur një çift dhe fëmijën e tyre tre muajsh.

Mësohet se janë lënduar shtetasit Vilma Konomi, 43 vjeçe, Arjan Konomi 48 vjeç dhe fëmija e tyre, janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

39 vjeçari, i cili po ecte me shpejtësi skëterrë me mjetin e tij, ka përplasur bashkëshorten dhe foshnjën e tyre, teksa këto të fundit po kalonin në viza të bardha. 

"Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve."- njofton policia. 

Drejtues i mjetit fillimisht ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes, por ka arritur t'i shpëtojë policisë.

Policia bën me dije se 39 vjeçari që përplasi dy bashkëshortët dhe fëmijën e tyre, është ne kerkim

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.