I shpallur në kërkim kombëtar për mashtrim në tatime, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

Sotiraq Beçi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", kryer në bashkëpunim, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

38-vjeçri ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është i implikuar në ngjarjen, në të cilën u zbulua një skemë mashtrimi me TVSH-në, në fushën e tregtimit të çimentos, në qytetin e Korçës.