I riu arratiset nga Gjykata e Korçës, 21-vjeçari me pranga në duar u ikën policëve pas seancës gjyqësore

Një 21 vjeçar i arrestuar për vjedhje, sapo ka mësuar masën e sigurisë arrest me burg nga një trupë gjyqësore në Korçë, ka mundur që të arratiset të dielën nga ambientet e gjykatës. I riu mësohet se ka qenë me pranga në duar, ndërsa policia po vijon kërkimet për gjetjen dhearrestimin e tij.

Kristian Medolli, 21 vjeç u arratis mesditën e së dielës nga Gjykata e Korçës.

Menjëherë pasi ishte njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” në sallën e gjyqit, të riut i ishin vënë prangat, ndërsa arratisja dyshohet se ka ndodhur në garazhin e Gjykatës, ku ai po shoqërohej nga policia drejt paraburgimit të Elbasanit.

Burimet saktësuan se i riu është arratisur me pranga në duar, ndërsa dhjetëra efektivë të policisë po vijojnë kontrollet ku janë ngritur një sërë postblloqesh për të bërë të mundur kapjen e Kristian Medolli.

21 vjeçari ishte arrestuar me datën 6 maj, në fshatin  Qatrom të Korçës, pasi ai ka vjedhur në banesën e një 44 vjeçari një motor frigoriferi dhe një biçikletë, të cilat iu gjetën dhe sekuestruan po atë ditë.

Ndërkohë ngjarja ka ngritur pikëpyetje të mëdha ëlidhje me sigurinë në Gjykatën e Korçës, dhe se si ka arritur një i arrestuar me pranga nëduar qët’Ishpëtojë grupit tëshoqëimit.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore tani mësohet se ka nisur një hetim për grupin që e kishte për detyrë të shoqëronte të riun në paraburgimin e Elbasanit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë së objektit të Gjykatës nëKorçë, pritet që të zbardhin të plotë dinamikën e arratisjes.