Akuzat e Ramës për SPAK, Tabaku: Peshkaqeni i incineratorëve jep leksione për drejtësinë. Mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës i cili nga Asambleja e PS, ka sulmuar SPAK-u duke thënë se këtij institucioni po i mbaron koha që të hetojë Berishën, Metën apo gjykatësit e prokurorët.
Në një postim që a ka bërë në rrjetet sociale, thotë se SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës, por të vazhdojë dhe të hetojë në lidhje me aferën e incineratorëve.
Duke e kosnideruar si peshkaqenin e incineratorëve, Tabaku thotë se Rama po mbrohet duke u ankuar se po goditen vetëm të tijtë.
Postimi i plotë
Peshkaqeni kryesor i incineratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e incineratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!
E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton.
Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e incineratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 incineratorët që janë 1 çështje. Korrupsioni dhe abuzimi janë gangrena e shtetit e shoqërisë tonë. Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë PS inceneratorëve.
