Këlliçi: Rama sulmon SPAK-un pasi pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij

Deklarata të Edi Ramës lidhur me SPAK-un i është përgjigjur edhe deputeti i PD, Belind Këlliçi ka nga selia e Partisë Demokratike.

Sipas Këlliçit deklaratat e tij ishin një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt.

Këlliçi: Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij.

Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit. Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin.