“I dënueshëm dhe i tepruar”, avokati Gjokutaj tregon qëllimin e sulmeve të Ramës ndaj SPAK

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish SPAK-u duke thënë se këtij institucioni po i mbaron koha që të hetojë Berishën, Metën apo gjykatësit e prokurorët.

Ndërkohë avokati Genc Gjokutj,  në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arnold Kariqi, deklaratat e kreut të qeverisë i ka konsideruar të papranueshme dhe të dënueshme.

Sipas avokatit qëllimi i sulmit të Ramës ndaj SPAK është që të frenojë intensitetin e hetimeve që ky institucion ka në dorë dhe për të tjerat që do të ketë.

Genc Gjokutaj: Sulmi që kryeministri bën ndaj sistemeve të drejtësisë, si nga ana politike dhe nga ana juridike janë të papranueshme dhe të dënueshme. SPAK është  në rrugë e sipër të disa aferave korruptive të kësaj qeveria. Ky sulm është i tepruar. Po të ndjekim arsyetimin e Ramës, nëse këto përgjegjësi janë  individuale ato duhen lënë dhe të hetojnë çështjet. E dekriptuar kjo deklaratë e kryeministrit shpjegon një arsye tjetër që fshihet pas këtij sulmi që ai bën, tregon përgjegjësinë politike të mazhorancës që ai drejton karshi këtyre aferave që po hetohen. Këtu nuk kemi të bëjmë me mos hetim të çështjes apo me merakun e Kryeministrit për t’u hetuar presidenti apo ish-lideri Sali Berisha. I gjithë qëllimi dhe sulmi  tij ndaj SPAK është që të frenojë maksimum intensitetin e hetimeve, për çështjet që janë në dorë dhe për ato që do I trokasin në derë.

Avokati thekson se korrupsioni  lidhet me vendimarrjen dhe në krye të kësaj vendimarrje është mazhoranca.