"Sulmi ndaj SPAK, fundi i Ramës", Kryeministri i doli në krah Ardian Dvoranit, Berisha: Hajduti po mbron hajdutin

Deklaratat e kryeministrit, Edi Rama, ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, si dhe dalja në mbrojtje të ish-kreut të KPK-së, Ardian Dvorani, kanë shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës. Ish-kryeministri Berisha, teksa kërkoi hetimin e pasurisë së Dvoranit, theksoi se hajduti po i del në mbrojtje hajdutit. Ndërsa deputeti Belind Këlliçi e cilësoi sulmin ndaj SPAK-ut si mesazh të koduar të Ramës që ai dhe të afërmit e ngushtë të tij të mos hetohen

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar për mbrojtjen publike që kryeministri Edi Rama i bëri këtë të shtunë Ardian Dvoranit.

Përmes rrjeteve sociale Berisha shprehet se në këtë rast është hajduti që po mbron hajdutin, ndërsa shton se ata të dy janë një binom i pandashëm.

Berisha thekson se në një ligjeratë të denjë për bodrumet e mafies, Edi Rama sulmon SPAK-un për hetimin që ky organ guxon t’i bëjë Dvoranit, i cili gjatë vetingut doli se kishte fshehur 82 mijë euro.

Dhe jo vetëm kaq, shton Berisha, por Dvorani kishte fshehur dhe 40 metra katrorë të apartamentit të tij, si dhe ishte ‘shpërblyer’ me 17 mijë euro nga një kompani telefonike për të cilën më pas kishte dhënë 9 vendime në favor të saj dhe kundër institucioneve shtetërore të vendit.

Duke iu referuar një denoncimi të mbërritur në postën e tij elektronike, Berisha thotë se në këtë rast është hajduti që po mbron hajdutin dhe se Dvorani, përveç apartamentit të kohës së diktaturës, ka edhe një apartament tjetër te ish-Stacioni i Treni, të cilin nuk dihet e ka të deklaruar apo jo.

Lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste ku hodhi kritika të forta ndaj SPAK-ut, më herët reagoi edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Nga foltorja e selisë blu, Këlliçi deklaroi se ky ishte një mesazh i koduar që të ndërpriten të gjitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt.

Këlliçi: Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij. I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit. Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin.

 

Postimi i plotë i Berishës në facebook

Hajduti mbron hajdutin, apo binomi Rama - Dvorani!Te dashur miq, ne nje ligjerate te denje per bodrumet e mafies, Edi Rama sulmon Spakun e partise per hetimin qe ky organ guxon ti bej famozit Dvorani, i cili gjate vetingut doli se kishte fshehur 82 mije euro dhe jo vetem kaq, por dhe 40 m2 te apartamentit te tij dhe ishte ‘shperblyer’ me 17 mije euro nga Albtelekom per te cilin me pas kishte dhene 9 vendime ne favor te kesaj ndermarrje dhe kunder institucioneve shteterore te vendit.

Pasi degjoi avokatine e Rames ndaj Dvoranit, qytetari dixhital me shkruan se kesaj i thone: hajduti mbron hajdutin dhe se Dvorani, perveç apartamentit te kohes se diktatures, ka edhe nje apartament tjeter tek Treni te cilin nuk dihet e ka te deklaruar apo jo!!

“Z. Berisha me informon nje ish koleg i Dvoranit se ky i varfer ka paguar ne afrike cash te holla per te lidhur kafshet e egra. Imagjeno se sa i varfer esht. Te shikohet pasaporta dhe udhtimet e tij jasht vendit.”

Ketu me poshte keni nje analize te vetingut korruptiv te Adrian Dvoranit. sb

Procesi I vetingut të Ardian Dvoranit eshte rasti klasik i perdorimit te dy standarteve nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit (KPK) ne vlerësimin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë. Gjate ketij procesi doli se Dvorani nuk kish deklaruar 82 mijë euro te vetat dhe familjes së tij. Ai e justifikoi kete me harresen e ekzistences se tyre dhe çuditërisht kjo “harresë” u pranua dhe nga komisioneret e KPK, ndërsa për shembull, pak më vonë antarit te Gjykates Kushtetuese te emeruar nga Presidenti i Republikes Besnik Muçi nuk ju pranua “ harresa” per 16 mij euro dhe ai u largua nga detyra.

Perveç kesaj ne kontrast me qëndimin mbi “harresën” e Dvoranit, KPK konsideroi se gjyqtari I Gjykatës Kushtetuese F.Hkish kryer fshehje të pasurisë duke mos përmendur deklaratën vjetore të vitit 2003 një depozitë të bashkëshortes në vlerën prej 330.000 lekësh (afërsisht 2500 euro), të cilën ai e kish deklaruar më vonë në vitin 2004 dhe vendosi shkarkimin e tij. Po kështu, KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit B.T duke përmendur ndër të tjera se, ai kish kryer fshehje të pasurisë kur nuk kish përmendur në deklaratën e tij të pasurisë llogarinë bankare të të bijës, të krijuar tërësisht nga rroga e saj në një institucion shtetëror, e gjitha në vlerën rreth 1000 euro (148.226 Lekë).

Po kështu, apartamenti I përfituar nga Dvorani në vitin 2001, si punonjës I kompanisë shtetërore Albtelekom sha paraqiti probleme të theksuara të transparencës dhe konfliktit të interesit. Apartamenti, I cili sipas kontratës fillestare ishte 93m2, në hipotekë ishte rregjistruar në emër të një personi tjetër. Pagesa e apartamentit ish bërë fillimisht prej Dvoranit (me këste që prej vitit 2004), por pas privatizimit të kompanisë në 2013, partnerët private të Albtelekom vendosën t’I falnin Dvoranit, I cili në atë kohë ishte gjyqtar në Gjykatën e Lartë, vlerën e mbetur prej 17 mijë eurosh, nga 34 mijë që ishte vlera totale,si dhe gjithashtu ti ofrojne nje siperfaqe shtese, bërë keshtu apartamentin ne total 120 m2. Si justifikim i vetem per kete para KPK ishte se Albtelekomi e kishte kete me vullnetin e tij dhe jo me kerkkese te A. Dvoranit.

Nderkohe Dvorani kishte gjykuar ne Gjykaten e Larte ne konflikt te plote interesi si kryetar apo anetar paneli 9 çeshtje ku pale ishte Albtelekomi kunder institucioneve shteterore, taksave , entit regulator te telekomunikacionit etj dhe ne te gjitha ai kishte votuar ne favor te Albtelekomit . Per kontrast jane te shumte gjyqtaret qe jane larguar vetem sepse kredite e tyre, te marra ne banka private, jane konsideruar si te dhena ne kushte me te favorshme se ato te tregut, apo kur ata kanë gjykuar çështje në të cilat pale kanë qenë bankat ku ata kanë marrë kredi.