Gjokutaj: Bashkia duhet të mbështesë kategoritë që janë të pamundur për të blerë shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 22:21
Eduart Gjokutaj, eksperti i Ekonomisë në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj deklaroi se Qeveria dhe Bashkia duhet të mbështesin kategoritë që janë të pamundur për të blerë shtëpi.
Gjokutaj: Orientimi i tregut është detyrë e tregut në radhë të parë ta orientojë qytetarin nëpërmjet çmimeve, por nga ana tjetër vetë Qeveria, vetë Bashkia duhet të merret me një kategori shumë të mirëshënjestruar siç janë shtresat që realisht kanë nevojë pra dhe aty duhet të jetë si puna e përkrahjes sociale, nuk mund të futet kushdo.

