Sot u rritën të gjitha: Nafta, gazi dhe benzina. Vendimi i bordit
Bordi i Transparencës doli sërish sot me çmime të reja për karburantin dhe nënproduktet.
Kështu nga ora 18:00 e ditës së sotme 27 prill, deri mbledhjen e ardhshme të Bordit çmimi tavan i tregtimit me pakicë do të jetë si më poshtë:
• 233 Lekë/litri për gazoilin;
• 213 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Sipas këtij vendimi krahasuar dhe me çmimet e djeshme, vihet re rritje e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit
Çmimi tavan i tregtimit me pakicë i caktuar dje
-226 Lekë/litri për gazoilin;
-206 Lekë/litri për benzinën;
-103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Çmimi tavan i tregtimit me shumicë të produkteve për datën 27.04.2022
• 221 Lekë/litri për gazoilin;
• 201 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.