Bien importet, rritja e çmimeve ka frenuar konsumin
Në tremujorin e parë të vitit 2022 sasia e përgjithshme e mallrave të importuara nga jashtë nisi rënien. Të dhënat më të fundit të publikuara nga INSTAT lidhur me tregtinë me jashtë rezultojnë se në muajt janar-mars 2022 u importuan 1,178 mijë tonë mallra, me rënie modeste 0.2% në krahasim me tremujorin e parë 2022, ndonëse në vlerë importet shënuan rritje me mbi 28%, si rrjedhojë e çmimeve më të larta.
Importet në sasi po tregojnë se rritja e çmimeve ka frenuar konsumin.
Rënia e importeve po tregon tendencat e reja të konsumatorëve pas rritjes së çmimeve.
Importet kanë rënë për mallrat jo të domosdoshëm, teksa shihet një rritje jo e sasive të importuara të ushqimeve.
Trendi i blerjeve po fokusohet tek produktet jetike sipas sasive të importeve.
Grupi i dytë më i madh i importeve në sasi lëndët djegëse dhe mineralet shënuan rënie me 11.8%, kryesisht prej tkurrjes së importeve në naftës në muajin mars.
Grupi i katërt më i importuar në sasi (drithërat) shënuan rënie me 4.1%.
Rënia e volumeve të importeve u konfirmua edhe nga sektori i transportit.
Sipas të dhënave nga INSTAT, volumi i mallrave të transportuar me det, ajër dhe hekurudhë ka shënuar rënie në mars.
Në të kundërt, transporti i pasagjerëve ka shënuar rritje të ndjeshme, si nga deti dhe nga ajri.
Përkundër rënies në sasi, importet në vlerë shënuan rritje vjetore me 28% në tremujorin e parë si rrjedhojë e rritjes së pazakontë të çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve në vlerë janë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “ Ushqime, pije, duhan”.


