Konsulenti Imobilar tregon zonat ku qiratë e shtëpive janë marramendëse dhe faktorët e shtrenjtimit

Orgest Beti, konsulent imobilar i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj tregoi zonat ku qiratë e apartamenteve janë më të shtrenjta, ndërsa përmendi dhe faktorët e rritjes së çmimeve.

Beti: Zonat më të shtrenjta janë qëndra dhe kjo është një gjë evidente tashmë. Nëse flasim për unazën e madhe çmimet variojnë nga 700 euro deri në 1000 euro m2, nëse flasim për Unazën e vogël pra çmimet nga 1000 euro-2500 euro dhe nëse flasim për qendrën nga 2500-4000 euro. Ka një rritje të shumë elementëve që jemi në këtë pikë. Kemi rritjen e fuqisë punëtore, pas tërmetit të 2019 kemi cilësi të ndërtimeve shumë më të mira, kemi rritje të kostove të lëndëve të para që vijnë nga importi, pra fasada, xhami, alumini, hekuri, kursi i këmbimit. Janë një sërë elementësh që kanë ndikuar.