Ankimohet tenderi 79.2 mln lekë i dezinsektimit të zonave bregetare dhe urbane

Kritere të cilësuara si diskriminuese, të pabazuara në ligj dhe që cenojnë konkurrencën kanë dërguar në Komisionin e Prokurimit Publik një tender të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara.

Procedura ka të bëjë me dezinsektimin e zonave bregdetare dhe urbane në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Shkodër me një vlerë prej 79.2 milionë lekësh.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të katër lotet e këtij tenderi kanë përfunduar në KPP me argumentin se kriteret e vendosura janë në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike.

Subjektet ankimuese për procedurën në fjalë janë Akademia e Shëndetit Publik, AIR shpk, Pastrime Silvio dhe NRG shpk.

Këto kompani kërkojnë nga autoriteti kontraktor të hiqet kriteri që drejtuesi teknik të mos jetë i angazhuar në kontrata të tjera pasi sipas tyre është diskriminues.

Gjithashtu, kompanitë bëjnë me dije se shoqëritë që kanë në objekt të tyre dezinsektimin kanë vetëm një drejtues teknik, kurse Agjencia kërkon nga një për çdo kontratë.

Për këtë arsye ata kërkojnë që të hiqet ky kriter ose të përcaktohet që drejtuesi teknik të jetë në dispozicion për realizimin e kontratës.

Në ankesë thuhet gjithashtu se kërkesa për 2 persona në rolin përgjegjës nuk ekziston për procedurat e shërbimeve dhe se kualifikimet e kërkuara janë të njëjta me drejtuesin teknik dhe në fund rezulton se janë kërkuar 3 drejtuesa teknikë.

Një tjetër pretendim lidhet me shkurtimin e numrit të punonjësve të angazhuar për pajisjet.

Për një lot kërkohet që numri i specialistëve të shkurtohet nga 10 në 6 pasi nuk përputhet me numrin e pajisjeve të kërkuara.

E njëjta kërkesë është bërë dhe për lotet e tjera pasi subjektet gjykojnë se nuk duhen më shumë se 3 punonjës.

Do të jetë vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik që do të përcaktojë se cila nga palët ka të drejtë për të vijuar më pas me finalizimin e procedurës.

Ankimohet tenderi 79.2 mln lekë i dezinsektimit të zonave bregetare