Gjokutaj: Tregu imobilar i shtrenjtë, qytetarët me të ardhura të ulëta nuk e përballojnë
Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj u shpreh se tregu imobilar është shtrenjtuar shumë, duke e bërë të pamundur blerjen e një apartamenti për një individ me të ardhur të ulëta.
Gjokutaj: Mendoj që ky treg që po flasim nuk është për familje apo individ me të ardhura të ulëta por dhe ato me të ardhura të mesme për arsye se kemi një nivel shumë të lartë të diferencës midis ofertës që është në treg nga çmimet e ndërtimit dhe asaj çfarë janë burime të ardhurash aq më tepër që në kushtet e inflacionit, i cili ka nisur që në mesin e vitit të kaluar tashmë të ardhurat e disponueshme apo ato që ngelen në dorë janë edhe më të ulëta për arsye se po flasim për kursimet që do tu mbeten qytetarëve nga burimi i të ardhurave për të pasur pastaj një objekt për ta blerë. Por qytetarët po u drejtohen bankave.

