Dixhitalizimi i bankave/ Rama: Jeni ku thërret qameti. Si radhët e qumështit. Përgjigjet Sejko: Do shohim kostot

Në prezantimin e nismës së ”Revolucionit Digjital për bankat e nivelit të dytë” kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen dhe bëri për "ujë të ftohtë" përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë.

Edi Rama: Jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Konsum kohe, energjie dhe nervash,  imazh I denjë për vite më përpara dhe jo për sot.

Qytetarët derë më derë të bankave. Jo ke radhën ti jo unë, sikur ishte radha e qumëshit, apo radhët e deri djeshme e sporteleve të shtetit që ishin turp e faqja e zezë.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Guvernator të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili tha se po diskutojnë për harmonizimin e sistemit bankar me platformën e-albania në mënyrë që shërbimet të jenë efiçente dhe të shpejta.

Sejko tha se duhen parë edhe kostot, pasi digjitalizimii shërbimeve të pagesave është në funksion të uljes së kostove.  

Më tej ai theksoi se është ngritur grupi i punës dhe shumë shpejt problemet në lidhje me digjitalizimin do të zgjidhen.

Gent Sejko: Kjo është një çështje që shkon paralel me objektivat që ne kemi. Kemi diskutuar shumë herë se si mund ta rrisim përfshirjen financiare. Gjithë ky diskutim i sotëm lidhur me shërbimet online shkon paralele me objektivat që ne kemi. Sot po diskutojmë për të harmonizuar përpjekjet sistemit bankar me platformën e-albania, në mënyrë që shërbimet të jenë efiçente dhe të shpejta.

Numri i pagesave elektronike në krahasim me vitin 2017 është rritur. Por prapë jemi larg asaj që kërkohet. Ka progres po progresi duhet të jetë i harmonizuar dhe i koordinuar. Ka ardhur momenti që ne të përshpejtojmë që të kemi produkt. Është ngritur grupi i punës, ndërkohë për momentin duhet koordinuar me platformën e-albania, duke pasur shërbimet që kërkohen. Do vazhdojmë ta ndjekim intensivisht, dhe shumë shpejt problemet do t’i kemi të ezahuruar. Kjo është për interes të përbashkët, natyrisht duhen parë edhe kostot. Digjitalizimii shërbimeve të pagesave është në funksion të uljes së kostove.