Brahaj: Rindërtimi në Tiranë ka shtuar kërkesat për shtëpi dhe rritjen e çmimeve
Eksperti i Pasurive të paluajtshme, Arbër Brahaj, në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musaj ka deklaruar se qiratë e apartamenteve në Tiranë janë rritur kjo dhe si pasojë e rindërtimit të disa zonave.
Brahaj: Në vitin 2021 janë dhënë shumë leje ndërtimi kjo do të thotë që janë prishur shumë banesa si e tillë të gjithë njerëzit që jetonin në ato banesa të cilat po presin tu mbarojnë banesat e reja janë pjesë e tregut të qirasë. Të njëjtën gjë ka sjellë dhe zona e 5 Majit kjo ka sjellë rritje të qirasë në atë zonë që ndjehen menjëherë që kanë qenë zonat ekonomike, psh Kombinati pothuajse është spostuar në zonën e Astirit, Yzberishtit duke qenë se ato mbajnë fëmijët të njëjtat shkolla, zona më e afërt e mundshme ka sjellë dhe rritje të çmimeve në atë zonë. Zona e 5 Majit po ashtu duke marrë zonën veriore të Tiranës ka sjellë rritje. Po të shkojmë tek shtresa e lartë e qirave aty rritja ka qenë më e vogël qeratë që janë mbi 5 euro m2 për shtresën e qirave të lira rritja mund të ketë qenë dhe 15-20%.
