Konsulenti imobilar: Të gjenden mekanizma për të taksuar apartamentet që janë të pabanuara

Konsulenti imobilar Orgest Beti, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj,  kërkoi që shteti duhet të gjejë mekanizma për të taksuar të gjitha ato apartamente që janë të pabanuara.

Beti: Në dijeninë time janë minimalisht në Tiranë në gjithë tërësinë mund të jenë 15 mijë apartamente të pabanuara. Janë blerë dhe janë aty. As nuk jepen me qira, as nuk administrohen nga askush.Unë do isha me idenë që këto apartamente të taksohen, pasi për sa kohë ndërtohet dhe për sa kohë blihet duhet gjetur një mekanizëm që këto apartamente që janë bosh, që nuk i vëmë në efiçencë, të gjejmë mekanizma duke i nxitur dhe dhe pronarët e apartamenteve që ti japin me qira, ti shesin që të fusin në kapital dhe qarkullim.