Bankieri turk ia kthen reston Ramës: Me celular blen aksione por s'paguan dot taksa! Kryeministri e ngacmon: Mëso shqipen se gjysëm Turkish e ke!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim të zgjeruar me drejtues të sektorit bankar, të cilët i ftoi në përpjekjen për të shënuar transformimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve në bankat e nivelit të dytë.

Qëllimi është dixhitalizimi i shërbimeve bankare. Rama tha se bankat nuk kanë shprehur  gadishmërinë për të marrë këtë hap madje kanë bërë rezistencë. Madje gjatë bisedës “i bëri për ujë të ftohtë” drejtuesit e sektorit të bankave duke thënë se shërbimi që ofrojnë është i shekullit të XX.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por Drejtori turk i BKT-së nuk ka të njëjtin mendim si Rama. Për të nuk është faji i bankave por i vetë qeverisë e cila nuk ka ndërmarrë hapat e duhur. Dhe si shembull solli faktin që gjobat e makinave mund të paguhen lehtë online por nuk mund të ndodhë kjo me taksat.

Drejtorja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj ftoi bankat të integrohen në sistemin e-albania ndërsa Rama e mbylli me një batutë drejtuar drejtorit turk: Të mësojë shqipen.

Seyhan Pencabligil, drejtori I BKT-së:  A e duam?
Sigurisht që e duam. Ne kemi  investuar në teknologji e shumica e investimeve tona shkojnë në këtë drejtim. Dhe një prej tyre është rritja e numrit të transaksioneve dixhitale. Deri tani objektivi është 70%. Pra 70% e transaksioneve të bëhen online për të arritur më pas në 100%. Nuk ka aspak dyshim që ne jemi entiziastë.

A mund ta bëjmë?
Patjetër. Sot me sistemin celular unë mund të blej aksione online në kohë reale, pagesa është me e thjeshta. Nëse do të paguash gjobën e bën.

Por përse nuk ndodh në çdo administratë?

Sepse duhen dy. Duhet marrëveshje me administratën përkatëse. Nëse ka vullnet për ta bërë. Ne I kemi thënë administratës pse duhet të vijnë këta njerëz të bëjnë pagesat. Unë nuk i dua le ta bëjnë online. Si është e mundur që gjobat mund të paguhen online por taksat jo.  Që do të thotë unë e kam shërbimin por duhet marrëveshje dypalëshe. Nuk është çështja për ta hedhur fajin në një anë.

Rama: Dua të uroj gëzua Bajramin.  Thatë që kishit 5 përparësi që është fitimi e të tjerat. Për këtë punë janë bankat. Të marrin para sa më shumë, kur vjen fjala për dixhitalizimin çështja nuk ka të bëjë i keni apo jo kapacitetet. I dimë që I kemi. Çështja ka të bëjë me sistemet dhe duhet bërë vetëm me një mënyrë. Banka dhe AKSHI. AKSHI është përgjegjës për të gjitha platformat e qeverisë, dhe AKSHI mund të jetë lehtësisht e mjaft mirë ndërgjegjës për ndërveprimin, sepse sistemi është I pranishëm në e-albania. Ju duhet thjesht të bashkon platformën e-albania në mënyrën e ndërveprimit. Nuk keni nevojë për gjë tjetër. Tu përgjigja në anglisht duke qenë se keni folur në anglisht dhe mësoni këtë shqipe të shkretën se gjysëm Turkish e ke. Tenxhere, bakllava. I ke të gjitha ata që të duhen.

Mirlinda Karçanaj: Që në 2015 u jemi lutur që të ndërveprojnë me platformën e ndërveprimit. Janë 55 sisteme që kanë lehtësuar mbushjen e aplikimeve në e-albania me 66%.  Prandaj lutja e vazhdueshme jonë për pagesën e tatimeve ka qenë e përsëritur. I tremben zhvillimeve teknike. Po punojmë për një sistem të ndërvepruar dhe me taksat e tarifat e bashkisë.

 Rama: Ju keni bërë rezistencë kundër këtyre ndryshimeve. Kjo është e vërteta sepse përndryshe do ishin bërë. Kjo për tju thënë se nuk mund të vazhdojmë më kështu. Landi të madhit Zot, ose Allahut siç thotë drejtori i BKT-së që qenkeni kaq të paduruar. Hajde ta bëjmë atëherë.