Emigrantët sjellin më shumë para
"Kanë ikur njerëzit, janë mbyllur shkollat"
Emigrimi masiv ka sjellë braktisje të fshatrave dhe tkurrje të shumë qyteteve, por dhe lënien e tokave pa punuar.
Madje nuk mungojnë tashmë as rastet kur pronarë të ndryshëm nuk arrijnë të gjejnë as punonjës.
Por nuk ka vetëm elementë negativ. Sipas Bankës së Shqipërisë emigrantët vazhdojnë të sjellin para në atdhe.
Në raportin e fundit thuhet se rrurjet valutore në formën e dërgesave prej tyre vlerësohen në rreth 222 milionë euro.
Në krahasim me periudhën e mëparshme rritja vjetore shkon në 9%.
Rëndësia e parave që dërgojnë emigrantët është analizuar në të gjithë kahet prej ekspertëve.
Madje në raport thuhet se një nga risqet e ekonomisë shqiptare konsiderohet rënia e dërgesave prej emigrantëve.
Sa i përket investimeve direkte të huaja dhe në këtë rast është shënuar një rritje me 22 përqind, duke prekur nivelin e 302 milionë eurove.
Një tjetër element i rëndësishëm konsiderohet dhe rezerva valutore që është në nivelin për të mbyluar 8.8 muaj importe në mallra dhe shërbime.
Megjithatë shqetësim mbeten ende kreditë e këqia, ku Shqipëria renditet në shtetet me nivelin më të lartë në rajon.
