"E di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë por jo deri këtu?" Rama krah Gent Sejkos bën për "ujë të ftohtë" bankierët

Në prezantimin e nismës së ”Revolucionit Digjital për bankat e nivelit të dytë” kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen dhe bëri për "ujë të ftohtë" përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë.

Rama shprehu pakënaqësi për faktin se bankat sa I takon revolucionit dixhital janë prapa madje i krahasoi me “fermërët”

“Ku jetojmë në shekullin e XX?  Nëse sistemi banker në republikën e Shqipërisë ka qenë një nga pionerët e zhvillimit të transformimit, në këtë aspekt jeni njësoj si fermerët po me ndryshimin që jeni banka dhe fermerët janë punëtorë të tokës. Fermerët nuk kanë domate e bishtaja virtual për ti shitur. Duhet të thjeshtojmë procedurat që të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve dhe bizneseve në marrëdhëniet me bankat të lehtësohet maksimalisht”

Rama tërhoqi vëmendjen dhe për komisionet që vendos banka për çdo shërbim.

“Si mundet që për këto bileta të paguhet komision sa gjysma e biletës. Këto do të thotë rritje çmimi, ndërkohë që qeveria në situatën aktuale qeveria subvencionon mbi 5 mln euro që çmimi i biletës të mos rritet për ata që marrin autobusin. Si mund tu themi që do ta merrni online shërbimin e do të paguani komision, çfarë është kjo?

Këtu nuk është çështje teknike por vullneti. 
Unë e di që bankat për fitimin nuk njohin nënë e babë por jo deri këtu? Kam parë kundërshtime pa lidhje fare për të përmirësuar teknologjinë tuaj. Është më urgjente. Nuk ndodh që ne të pranojmë që tu rritet bileta qytetarëve për shkakun tuaj. Apo gjithë ky revolucion të ndalojë dhe tju presë juve. Është shokuese.

Të pranishëm janë: Kryeministri Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.