Eksperti i pasurive të paluajtshme: Kërkesa e lartë ka rritur çmimet e blerjes dhe qirave të apartamenteve
Arbër Brahaj, ekspert i Pasurive të Paluajtshme në një intervistë me gazetaren e Ora Neës Sonila Musaj u shpreh se rritja e çmimeve të apartamenteve ka ardhur si pasojë e kërkesave të larta.
Brahaj: Çmimet e qirave të banesave janë rritur sepse, duke qenë se janë ritur çmimet e blerjes. Kujtojmë se qiradhënësit janë persona të cilët zotërojnë 1.2 ose më shumë prona. Si e tillë të gjitha gjasat një ndër pronat e kanë blerë kohët e fundit dhe ai ka qnë subjekt në blerje të çmimeve që kanë qenë në rritje vazhdimisht. Ka një fomulë të pashkruar sa i përket pasurive të paluajtshme në të cilat një pasuri e paluajtshme që jepet me qira duhet të rikthejë investimin brenda 20 viteve ose më pak kështu që është e leverdisshme për ta dhënë me qira. Duke qenë se janë rritur çmimet e pasurive të paluajtshme në blerje ka pasur dhe një rritje nga ana e qiradhënies dhe kësaj i shtohet dhe fakti që në Tiranë ka pasur kërkesë të vazhdueshme edhe gjatë kohës së pandemisë edhe sot ka një kërkesë për qiramarrje e cila është me hope por ama është kostante po ta llogarisësh në bazë vjetore.