Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në rajon
Shqipëria ka rritjen e çmimeve më të larta të karburantit në rajon. Në raportin e Bankës Botërore nënvizohet se edhe pse vendi ynë është prodhues, nafta dhe benzina kanë vlerën më të lartë në shitjen drejt konsumatorëve. Në një situatë të tillë kosto e bizneseve është edhe më e lartë, thuhet në dokument
Madje shtohet se vendi ynë ka edhe rritjen më të lartë të çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve joalkolike pas Serbisë me rreth 7%.
Një tjetër rrezik për familjet paralajmërohet nga energjia, pasi edhe shtrenjtimi i saj do të rrisë koston e mallrave të shportës dhe të transportit.
Lufta në Ukrainë pritet të godasë edhe sektorin e turizmit, duke shënuar dhe një tjetër risk për të punësuarit në këtë sektor dhe bizneset në bregdet.
Nuk mbetet pas as papunësia, e cila edhe pse vlerësohet se ka pasur përmirësim, ende nuk ka kapur nivelet e parapandemisë.
Banka Botërore ka ngritur edhe një herë sinjalet e alarmit për borxhi publik dhe po ashtu shtohet se norma e interesit dhe rifinancimi mbeten të larta në Shqipëri.
si zgjidhje nga qeveria shqiptare kërkohet të reduktohen detyrimet e prapambetura.
Kryeministri Edi Rama jo pak herë ka deklaruar se ujësjellësat kanë detyrime të larta, por këtë radhë është dhe banka botërore që kërkon menaxhim të kujdesshëm për këto institucione ashtu si dhe për kontratat me formulën partneritetet publike-private.
