Aksidenti tragjik në Kryebushat: Viktimat një burrë dhe një grua, turistë polakë. Policia ka në dorë provën kyçe

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër - Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat” të Shkodrës, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar Makowski 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja Marta Makowska 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjithashtu është gjetur dhe kamera e instaluar në motor që pritet të ekzaminimin e pamjeve që do të verifikojnë se si ka ndodhur aksidenti.

Aksidenti tragjik në Kryebushat: Viktimat një burrë dhe një

Aksidenti tragjik në Kryebushat: Viktimat një burrë dhe një