BE e vetmja rrugë, Rama: Askush nuk mendonte se në Shqipëri do luhej finalja e Futbollit

Bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i bashkimit evropian por edhe situata në Ukrainë kanë qenë tema të diskutimit mes kryetarëve të parlamenteve të nismës Adriatiko Joniane. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se Shqipëria ka vetëm një strategji sa i përket orientimit ndërkombëtar

“Shtegu drejt së ardhmes është më i vështirë,. Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e SHqipërisë. Për disa që janë më t mëdhenj e më të pasur Europa është një bankomat, por për ne jo. Për ne Europa  mbetet një vend paqeje dhe sigurie.”

Sipas Ramës Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë transformimi, dhe për të bërë një krahasim të së shkuarës dhe të ardhmes solli si argument futbollin.

“Mësuam se cilët ishit finalistët e kupës së Evropës. për herë të parë do të mbahet në Shqipëri.Do doja ta nisja me këtë, thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej pak muaj më parë.

Ukraina mbetet ende një shqetësim për mbarë botën

“Ajo që po ndodh sot në Evropë, jo larg prej këtej është një mësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, që të vazhdojmë e të ecim në rrugën e forcimit të paqes, forcimit të bashkëpunimit për të shmangur në të gjitha  mënyrat rënien e së shkuarës.

Karta Adriatiko joniane u zyrtarizua në vitin 2000 dhe përfshiu tetë vende, katër anëtare të BE-së Kroacia, Greqia, Italia dhe Sllovenia dhe katër shtete jo anëtare të BE-së Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.