Drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike, në pranga dy shoferë, njëri prej tyre kishte konsumuar 3 lloje drogash
Dy shoferë janë arrestuar ditën e sotme pasi drejtonin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit A. A., 21 vjeç, dhe I. K., 27 vjeç. Mësohet se njëri prej tyre kishte konsumuar 3 lloje drogash.
"Në rrugën "Abdyl Frashëri", shtetasi A. A., 21 vjeç, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimin dhe duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit. Pas testimit me aparatin drogë-testues Aquilascan, ka rezultuar se shtetasi A. A., e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, në vendin e quajtur "Qafë-Kashar", shtetasi I. K., 27 vjeç, është konstatuar duke drejtuar automjetin pa rrip sigurimin, duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe me xhamat e përparmë të riveshur mbi normën e lejuar. Pas testimit me aparatin drogë-testues Aquilascan, ka rezultuar se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike."- njofton policia.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor
