Do të aplikohen biletat elektronike, por bankat u mbajnë qytetarëve komision. Rama u ngre zërin: Çfarë është kjo?

Kryeministri Edi Rama i kërkon bankave të rishohin komisionet për shërbimet online pasi ato janë të larta.

Rama mori rastin e biletës elektronike të cilën nuk mund të nisë aplikimin pasi shërbimi është kosto për qytetarët.

"Do të hyjmë në fazë të re transporti publik e urban. Nuk do të ketë më bileta në letër, e gjitha do të bëhet online. Për biletat ndërqytetëse dhe ato qytetëse. Si mundet që për këto bileta të paguhet komision sa gjysma e biletës.

Kjo do të thotë rritje çmimi, ndërkohë që qeveria në situatën aktuale qeveria subvencionon mbi 5 mln euro që çmimi i biletës të mos rritet për ata që marrin autobusin. Si mund tu themi që do ta merrni online shërbimin e do të paguani komision, çfarë është kjo? 
Këtu nuk është çështje teknike por vullneti"