Krijuan kaos në stadium pas ndeshjes Kukësi-Partizani, tre të rinjtë në telashe me policinë

Tre të rinj në Kukës, janë proceduar penalisht, pasi krijuan kaos në stadiumin "Kukës Arena", pas ndeshjes Kukësi- Partizani.  

Policia bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale "Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive", shtetasit:

A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.