Kontrolle masive në Fier për drogë

Gjatë ditës së djeshme, në të gjithë territorin e qarkut Fier, u zhvilluan kontrolle masive në kuadër të operacionit antikanabis “Wide”. 

Në këtë operacion gjatë u angazhuan rreth 180 forca policore të DVP Fier dhe të Komisariateve në varësi të saj, me mbështetje edhe të FNSH Fier.

37 grupet e kontrollit të ngritura në qarkun Fier, kanë ushtruar 1874 kontrolle në sera, tunele, banesa të brktisura, ambiente të mbyllura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Cakran, në banesën e shtetasit I. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 22 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë.

"Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 63 vjeç, banues në Cakran, Fier."- njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".