Veliaj kërkon nga ndërtuesit para në vend të banesave, Vasili: Letrat janë aty, minarja nuk futet në xhep

Në shkelje flagrante të ligjit me propozim të kryebashkiakut Erion veliaj, këshilli bashkiak i Tiranës ka vendosur që të lejojë likujdimin me para nga ndërtuesit në vend të dorëzimit të sipërfaqes së ndërtimit.

LSI i është drejtuar SPAK për këtë çështje. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili,  i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma renditi shkeljet.

Vasili: Bëhet fjalë për fondin e banesave sociale. Kuvendi në 2018 miratoi një ligj për strehimin social ku një nen thotë se çdo ndërtues që merrte një leje ndërtimi për mbi 2000 metra katrorë kishte si detyrim që 3% të sipërfaqës së ndërtuar t'ja dorëzonte bashkisë, dhuratë ishte përcaktuar në ligj por ishte detyrim.

Në rast se për një arsye teknike çfarëdo ndërtuesi nuk kishte mundësi në atë objekt do ti jepte po aq sipërfaqe ndërtimi në një objekt tjetër të ndërtuar po prej tij. Sa i takon fondeve, ekziston një fond më vete për strehimin social ku derdhen para nga buxheti i shtetit.

Fondi është i përbërë nga para dhe sipërfaqe banimi. Ligji përcaktonte sipërfaqe banimi në mënyrë që bashkia në rast emergjence, në momente shpronësimesh të menjëhershme të kishte sipërfaqe në dispozicion për të strehuar njerëzit në nevojë.

Duke e konsideruar një vendim të paligjshëm, Vasili tregoi edhe peripecitë për të marr informacion nga Bashkia dhe pse statusi i deputetit e favorizon në këtë drejtim.

Vasili: Kërkova informacion në  bashkinë e Tiranës. Jam deputet, kam të drejtë të marr informacion brenda 10 ditëve. Pasi ju drejtova kryetares së Kuvendit dhe Komisionerit për Informimin ku kam kërkuar dënimin administrativ të Erion Veliajt, vetëm pas 2 muajsh u përgjigj njëra prej drejtoreshave.

Pas 2 muaj e gjysmë u përgjigj drejtoresha tjetër. Përgjigjja ishte kjo: Ishin dhënë 1945000 metra katrorë. 58500 metra katrorë duhej ti jepeshin bashkisë së Tiranës. Këshilli bashkiak me propozim të Veliaj merr vendimin që mund të likujdojnë banesat dhe me para. Erion Veliaj me këshillin bashkiak monist del mbi Kuvendin.

Fondi me para ekziston. Por bashkia duhet të ketë ndërtime të gatshme. Është vendim i paligjshëm.Po të them një shkelje tjetër të rëndë. Ligji është miratuar në Kuvend në maj 2018. Brenda 6 muajve, në nëtor 2018 ka hyrë në fuqi. Vendimi është marrë një vit me vonesë nga bashkia, tetorin e 2019. Halli i strehimit nuk pret një ditë, këta 1 vit rresht. Pasi u  bë këshilli mavi u çua vendimi. Gjithë kjo mundësi zhduket.

Kush përfiton?

Vasili: Ligji e ka evituar këtë allishverish mes bashkisë dhe ndërtuesit, i cili ka diferencën mes çmimit të shitjes. Banesa ndërtohen në çdo zonë të Tiranës, i leverdis ti likujdojë me një çmim të zakonshëm bazë që është caktuar.

Vasili thotë se ka besim te drejtësia që do të zbardhë këtë çështje.

Vasili: Drejtësia vonon por nuk harron. Letrat janë aty. Minarja në xhep nuk futet.