Vetëvrasja e të riut në komisariat, Berisha nxjerr mesazhin: Rrahin njerëz për të pranuar krime me zor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atë që policia e ka njoftuar si vetëvrasje të një të riu në komisariatin e Kavajës pasditen e sotme.

Berisha shkruan se Avokati i Popullit duhet të verifikojë rastin dhe publikon mesazhin e një qytetari dixhital i cili pretendon për dhunë ndaj të riut.

Postimi i Berishës:

Vdes brenda komisariatit te Kavajës 28 vjeçari Ilvi Stameta. Qytetari dixhital akuzon policinë për dhunën e ushtruar dhe vdekjen e tij! I bej thirrje Avokatit te Popullit te verifikoje me urgjence rrethanat e vdekjes se dhunshme brenda narkokomisariatit. Dënoj me ashpërsinë me te madhe dhunën policore ndaj te riut qe i morën jetën.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Pershendetje doktorr policia kavajes vret nje djale 28 vjec te lutem doktorr te hetohet kjo ngarje se jan kriminelat e ps qe gjujn e vrasin njerez pafajshem. ilvi stameta emri i te vrarit. Duan ta paraqesin si vetvrasje pi si mund te vetvritet nje djale 28 vjec ne komiseriat mrena nuk mund te vetvritesh mrena komiseriat se ligji nuk lejon as lidhese kepucesh asgje as rryp pantallonash eshte zydi tosku me shok që detyron e rreh njerez per me pranu krime me zor.