Ja sa do të na kushtojnë pushimet këtë sezon

Të gjithë kaluan një periudhë shumë të vështirë në botën e biznesit për shkak të pandemisë që “pushtoi” botën. Një sektor i cili u prek më së shumti është ai i turizmit pasi pati dëmtime dhe pasoja të mëdha. Tashmë jemi në prag të sezonit veror turistik ku njerëzit përballen me shumë dilema si rrtija e çmimeve që ka arritur një kosto prej 40% më shumë.

Të ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me orën” Gladiola Dona, eksperte turizmi, Besnik Vathi, operator turistik dh Blerina Ago na rrëfyen më tepër rreth ndodhirave të këtij viti sa i përket rritjes së çmimeve dhe përballimit të tyre nga turistët. Si duket lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në turizmin e vendit tonë.

Sipas Blerina Ago, duket se kjo gjë nuk ka ndikuar për turistin evropian duket se kjo trazirë nuk ka ndikuar dhe ti ndalojë ato për të kryer pushimet. Besnik Vathi u shpreh se “ Lufta nuk ndikoi vetëm në pakësimin e numrit të njerëzve po edhe rritjen e të gjithë produkteve bazë dhe hidrokarbureve, pati një efekt i cili po reflektohet kudo që do të thotë se rritja e çmimeve është e pashmangshme”.

Për sa i përket turizmit evropian Blerina Ago tregon se “Qasja e turistëve europianë duket se është pozitive pasi duket se gjatë periudhës së pandemisë u ndalua, ata mezi pritën që më në fund të “çliroheshim” nga kjo gjendje”.

Problematikat me të cilat mund të hasemi këtë sezon është rritja e çmimeve, por që edhe pse jemi në muajin maj turistët kanë filluar të presin biletat që tani dhe si destinacionin e tyre të parapëlqyer kanë zgjedhur dhe Shqipërinë. Nëse kthejmë vëmendjen nga turizmi vendas mendohet se vëmendja është rritur dhe sipas ekspertes së turizmit Gladiola Dona shumica e turistëve do ti përqendrojnë pushimet e tyre në natyrë.

Një destinacion i preferuar është edhe qyteti i Përmetit pasi ka çmime shumë ekonomike dhe cilësi shërbimi fantastike. Një tjetër vend që këshilloi Blerina Ago për të kaluar pushimet është edhe Berati një vend me pak kosto. Ndërsa jashtë vendit ajo sugjeroi Italinë si destinacion pushimesh. Ndërsa një vend që sugjeroi Besnik Vathi është Budapesti me një kosto prej 90 eurosh.