Vasili denoncon në SPAK skandalin e bashkisë Tiranë me banesat sociale

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili denoncon në SPAK atë që e quan skandalin e bashkisë së Tiranës me banesat sociale.  

Permes një postimi në facebook ai shkruan se ka dorëzuar fakte të rënda që evidentojnë qarte abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale dhe kërkon verifikim e hetim penal nga SPAK.

Sipas tij Bashkia e Tiranës ka dhënë 1 milion e 945 mijë metra katror leje për ndërtime me sipërfaqe banimi mbi 2 mijë m2. Nga informacioni zyrtar i Bashkisë thuhet se do të depozitojë vetëm 32 mijë e 417 m2 ndërkohë që duhet të jenë në dispozicion 58mijë e 375m2 .

Gjithashtu në shkelje flagrantë të ligjit, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranes vendos që të lejojë edhe likujdimin me lekë në vend të dorezimit të sipërfaqes së ndërtimit.

"SHKELJA E PARE SHUME E RENDE
Bashkia e Tiranes ka dhene 1 milion e 945 mije metra katror leje per ndertime me siperfaqe banimi mbi 2 mije m2.
Ne baze te Ligjit 22/ 2018 duhet, qe 3% te siperfaqes se ndertimit ti kaloje Fondit te Strehinit Social te Bashkise se Tiranes.
Kjo do te thote qe 58 mije 375 m2 duhet te jene ne dispozicion te Bashkise.
Por nga informacioni zyrtar i vete Bashkise ajo do te disponoje vetem 32 mije e 417 m2.
Mungojne pra me shume se 25 mije m2 nga detyrimi, qe kerkon ligji.

SHKELJA E DYTE SHUME E RENDE
Ne shkelje flagrante te ligjit, me propozim te Kryetarit te Bashkise Erion Veliaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes vendos qe te lejoje edhe likujdimin me lekè ne vend te dorezimit te siperfaqes se ndertimit.
Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Keshilli Bashkiak me Nr:105 date 25.10.2019 eshte nje akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkine mbi Parlamentin'