Turistet gjermane alarmojnë policinë në Ksamil, dolën shëtitje në det me pedalonë dhe përfunduan në Greqi
Dy turiste gjermane në Kasamil alarmuan policinë kufitare pas zhdukjes së tyre.
Turistet, identiteti i të cilave nuk dihet ende, i kishin marrë me qira dy pedalonë shtetasit K. Daci rreth orës 12:00 dhe do shëtisnin deri në orën 15:00.
Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronari ka njoftuar Policinë Kufitare.
Pas marrjes se njoftimit policia kufitare e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke janë vënë në kërkim.
Dy pedalonët janë gjetur të shtyra nga rrymat detare, në ujërat greke.
Policia greke i ka rimorkiuar ato dhe ja ka dorëzuar palës shqiptare.
Dy pedalonët bashke me dy shtetaset e huaja me shtetësi gjermane janë sjellë në portin e Sarandës.
Ato janë në gjendje të mirë shëndetësore.
"Policia Kufitare e Sarandës, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ka organizuar shërbimet nga toka dhe nga deti, për gjetjen e tyre. Gjithashtu, Policia e Sarandës ka komunikuar edhe me Policinë Kufitare greke, dhe në bazë të shkëmbimit të informacionit, në Korfuz, nga shërbimet e Policisë Kufitare greke është bërë e mundur gjetja e 2 turisteve gjermane, në gjendje të mirë shëndetësore" njofton policia.
