“Duhet të armatosemi, Serbia po tregon se është qendra e Ballkanit,” Andoni: E largët njohja e Kosovës
Analisti Ben Andoni, në një inervistë për RTV Ora është shprehur se Serbia përveçse po armatoset, po tregon se është një lloj qendre në Ballkan.
Nisur nga kjo, Andoni tha se edhe vendi ynë duhet të armatoset.
Ben Andoni: Serbia përveçse po armatoset vet, problemin më të madh e ka, është se po prodhon, po eksporton, dhe nga ana tjetër po tregon se është një lloj qendre në Ballkan, gjë të cilën ne shqiptarët kemi arritur që ta neutralizojmë, por kaq nuk mjafton. Ne duhet të armatosemi. Ka një lloj relativizmi në shoqërinë shqiptare që pret çdo gjë nga jashtë, gjë e cila është e dhimbshme.
Teksa ka folur për situatën në rajon dhe vend, Andoni njohjen e Kosovës e shikon të largët, duke theksuar një shkak për këtë është edhe Rusia.
Ben Andoni: Besoj se njohja e Kosovës është e largët, për shkak se Rusia do të vendosë veton, për shka se Rusia ka bërë një autogol shumë të madh sepse duke mbrojtur pjeën soporatiste, normalisht indirect ndikon te Kosova.
Njohjen e Kosovës e shikoj të largët, por gjëja më e madhe është që Kosova me Serbinë të normalizohen me njëra-tjetrën. Mendoj se e ardhmja për Kosovën do të jetë problematike, duke parë se Kurti iu është larguar shumë tezave të fillimit.
