Një tjetër incident me autobus, urbani përplaset me karrotrecin te 'Stacioni i Trenit'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 18:19
Një incident me autobus ka ndodhur sërish ditën e sotme në Tiranë .
Burime për Ora News, bëjnë me dije se autobusi i linjës Selitë-Kristal-Qendër, është përplasur me një karrotrec tek Stacioni i Trenit.
Si pasojë ka marrë gërvishtje të lehta, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.
Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve.
Më 2 maj në bulevardin Zogu i Parë, autobusi linjës Qyteti Studenti-Jordan Misja humbi drejtimin, duke i përfshirë kështu në aksident.
Sakaq më 29 prill një nga urbanët e rinj të kryeqytetit të linjës së Unazës u aksidentua në zonën e pallateve "Agimi" duke përfunduar në Lanë. Si pasojë mbetën të plagosur 5 persona.

vijon...
