Viktimë e dhunës me urdhër mbrojtje, 52-vjeçarja që u vetëvra në Elbasan banonte me burrin e akuzuar

Fatbardha Likrama nga Elbasani është viktima e 7 e dhunë në familje përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti. 52-vjeçarja i dha fund jetës dy ditë pasi kishte kërkuar udhëruar mbrojtje për dhunë nga bashkëshorti.

Fatbardha Likrama, 52 vjeçe, nënë e tre fëmijëve jetonte në katin e parë të këtij pallati në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, para të cilit u vetëflijua duke u hedhur nga kati i tretë.

Fqinjët e përcaktuan si viktimë e dhunës në familje nga burri dhe vjehrra, por dhe mosreagimit në kohë i strukturave të shtetit që u thirrën në ndihmë.

"Njeri më të mirë nuk ka, kaq di."

"E mirë shumë, se çfarë ka pasur brenda se dimë."

"Pika më ka ra, më ka kapur tensioni."

Më 2 maj, 52-vjeçarja rezulton kishte denoncuar në polici bashkëshortin, Pëllumb Likramën, për dhunë dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje, i cili sipas burimeve nga blutë është lëshuar po atë ditë.

"Më datë 02.05.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Bardha Telha Likrama, e vitlindjes 1970, e papunë, sepse bashkëshorti  i saj, shtetasi Pellumb Likrama, i datëlindjes 1967, se bashkeshorti ka ushtruar dhunë Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan".

Gruaja ndërkohë ka vijuar të qëndrojë në banesën e familjes, ndërsa bashkëshorti i pyetur në polici ka mohuar dhunën dhe e ka përshkruar 52-vjeçaren me probleme depresioni.

Mbrëmjen e së martës ajo ka kërkuar strehim tek e motra, nga ku është marrë nga i biri, por duket se konfiktet kanë vijuar dhe pranë shtëpisë shkuan edhe forcat e Policisë, që rezulton se nuk kanë marrë asnjë masë,

"E mori çuni me zor, për çfarë e morën, për ta vrarë?"

52-vjeçarja Fatbardha Likrama është e 7 shtata grua viktimë e dhunës në familje, ndërsa kërkesa për hetimin e bashkëshortit mësohet se mbërriti në Prokurorinë e Elbasanit pasi ajo i kishte dhënë fund jetës.

Viktimë e dhunës me urdhër mbrojtje, 52-vjeçarja që

Viktimë e dhunës me urdhër mbrojtje, 52-vjeçarja që

Viktimë e dhunës me urdhër mbrojtje, 52-vjeçarja që

Viktimë e dhunës me urdhër mbrojtje, 52-vjeçarja që