Sa e gatshme është PS për një President nga opozita? Rama: Nëse kanë një kandidaturë të pëlqyeshme…
Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të votuar edhe një kandidaturë të opozitës për President të vendit.
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se mazhoranca ka hyrë në një proces negociatash pa paragjykime.
E megjithatë nëse nuk arrihet konsensusi mes palëve, Rama kujtoi se në Kuvend janë më shumë se 71 vota dhe Shqipëria në të gjitha rrethanat do të ketë një President normal.
Rama: Nuk jemi ulur në tryezë me paragjykime, me do gjykojmë mbi emra dhe nuk do të paragjykojmë nga vijnë propozimet derisa jemi ulur në tryezë me palë të tjera që nuk janë në të njëjtën vijë fronti me ne, por janë përballë nesh në arenën politike. Në këtë çështje jemi në një tryzë dhe nuk kemi pse japim përqindje. Nëse do të vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do të ketë 100% miratimin tonë. Nëse nuk do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme ne do të bëjmë propozimet tona. Nëse atyre do tu pëlqejë një propozim i yni do të kemi dhe ne 100% apo x% mbështetjen e tyre, Nëse jo, në fund fare falë ndryshimeve kushtetuese të domosdoshme që u bënë në 2008 dhe që po provohen gjithnjë e më të vlefshme për ecurinë e mëtejshme të vendit janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal.

