Dalin pamjet, momenti kur polici i rrugores gjobit peshëngritësin Erkand Qerimaj për xhamat e zinj
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 18:07
Këto pamje tregojnë një aksion kontrollesh pranë stadiumit "Dinamo".
Mes personave të ndaluar ishte edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili u penalizua me një gjobë prej 8 mijë lekësh të reja për shkak të mungesës së certifikatës për xhamat e errësuar.\
E ndërsa ky i ri u arrestua pasi kishte falsifikuar dokumentet për xhamat e zinj.
Mesatarisht rrugorja penalizon çdo ditë rreth 600 qytetarë, ndërkohë që ky intensitet kontrollesh vlerësohet se ka ndikuar në uljen e numrit të aksidenteve.
