Të shtunën Asambleja e PS, ja ora dhe vendi ku do të mbahet

Partia Socialiste do të mbajë Asamblenë Kombëtare të shtunën,  më 7 maj. Mbledhja  do të çelë punimet në orën 10:00 te Xibraku.

Ora dhe vendi u caktuan në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

"Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes së zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do miratojmë dhe një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në Kryesi, që burojnë nga detyrimet e Kongresit në funksion të të gjithë kuadrit" tha Rama pas mbledhjes.

Në Asamblenë e PS do të vihen në zbatim vendime të Kongresit të 9 Prilli. 

Këto vendime kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.