Vetëvrasja e të riut të komisariatin e Kavajës, policia ngre një grup hetimor për rastin

Policia e Kavajës ka dhënë informacion shtesë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në komisariat, ku një ri u gjet i vetëvarur.
Policia bën me dije se shtetasi i quajtur Ilvi Meta, 31 vjeç ishte arrestuar mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve në këtë qytet.
Po ashtu blutë e Kavajës pohojnë se për këtë rast është ngritur një grup të posaçëm hetimor që do të mundohet të zbardhë këtë ngjarje.
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor. Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve. Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar." - njofton policia.

