Salianji: Diskutojmë të ulemi me Ramën, por nuk ulemi me njëri-tjetrin, PD ka braktisur prioritetet

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar bisedimet për kandidatin për presidenti mes mazhorancës dhe disa pjesëve të opozitës.

Salinji shkruan se nuk e kupton logjikën kur diskutohet nëse duhet të ulen me Ramën, ndërkohë që nuk ulen me njëri-tjetrin prej kohësh.

Ai shton se Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që PD ka bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Salianji: Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh! Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend, por po bllokohen nga “neglizhenca”

A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?"

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu janë duke negociuar me PS-së dhe më konkretisht me kreun e Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me presidentin e ri.

Ndërkohë, që kampi socialist e ka bërë të qartë sepse negociata të tilla për kandidatin për kreun e shtetin nuk do të ketë me grupin e Berishës.