Fier, përplasen dy makina dhe një kamion, lëndohen 3 persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 17:12
Dy makina dhe një kamion janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e quajtur Mbrostar Ura në Fier.
Ka qenë një makinë tip “Fiat” dhe një “Benz” si dhe kamioni që janë përplasur vetëm pak minuta më parë.
Nga përplasja janë dëmtuar tre persona lehtë e ndërsa po marrin ndihmën në spitalin e Fierit.
Sakaq dëmet materiale janë të shumta. Për shkak të përplasjen për pak minuta është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor.
Ardhja e forcave të policisë më pas ka bërë të mundur hapjen e trafikut vetëm në një sens.
Policia po bën zbardhen e shkaqeve të aksidentit.
