Aksident në Lezhë, makina përplas adoleshentin, rëndë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2022, 16:07
Një automjet ka përplasur një adoleshent në fshatin Mylte të Lezhës.
Mësohet se i riu është plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.
Ndërkohë autovetura që e përplasi 14-vjeçarin ka përfunduar jashtë rruge në një kanal.
Për shkak të gjendjes së tij ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka plagë të shumta.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me këtë aksident.
Nuk behën ende të ditura shkaqet.





