Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën, qytetarët: Trafiku e bllokimi po na rrezikon fluturimet

Banorët e Rinasit protestuan në ditën e tretë në radhë kundër vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për kufizimin e lëvizjes vetëm me një sens drejt aeroportit. Ata bllokuan rrugën për mbi 35 minuta, ndërsa për rinisjen e qarkullimit u desh ndërhyrja e policisë. Si pasojë e trafikut të rënduar, shumë qytetarë thanë se janë penguar të arrijnë në aeroport duke rrezikuar oraret e fluturimeve.

Banorët e zonës së Rinasit e zhvendosën protestën kundër bllokimit të lëvizjes në hyrje të aeroportit.

Për rreth 35 minuta ata bllokuan njërin kah të rrugës, me kërkesën e njëjtë për rifillimin e qarkullimit në dy senset si më parë.

"Shumë e vështirë, kalamajtë në rrugë, nuk ka trotuarë."

"Kam fëmijë të vegjël, vetë me burrin jam në punë, do ta çojë gjyshja. Ku ta çojë, nuk ke trotuar me ec."

Qytetarët mbajtë aksin të bllokuar, derisa kalimi u mundësia vetëm nga ndërhyrja e policisë.

Më pas banorët nisën marshimin fillimisht drejt shkollës dhe më pas në kryqëzimin e rrugës lidhësë me aksin e veriut.

"Duam shkollë!"

Shqetësimi më i madh i tyre mbetet dërgimi i fëmjëve në shkolla, pasi kalimi nga Kashari ua ka zgjatur kohën e udhëtimit.

"Të shkojë në shkollë në këmbë, ti shoqërojë prindi. Kam dy fëmijë, do ti marr përdore për ti çuar në shkollë. Nga vija e bardhë e këtej nuk më lejohet të kaloj, makina tjetër përballë, si do të ruaj jetën e këtyre fëmijëve?"

Vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Rinasit thonë se do të bojkotojnë mësimin, ndërsa të njëjtin qëndrim kanë edhe mësuesit.

"Rruga është e bllokuar dhe nuk shkojmë dot."

"Nuk vjen furgoni".

Trafiku i rënduar drejt aeroportit u bë shkak që shumë qytetarë të rrezikonin oraret e fluturimeve.

"Mu desh 2 orë për në Rinas."

"Pas datës 28 do të jetë dhe më e vështirë se shtohen fluturimet."

ARRSH deklaroi një ditë më parë së banorëvë u është lënë një rrugë alternative, por qytetarët thonë se ai segment nuk është funksional.

"Kjo nuk është rrugë, është rrugë për të shkuar në parcelë."

Autoriteti Rrugor ka urdhëruar që nga 1 Maji, që lëvizja drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq, ndërsa kthimi të bëhet përmes Vorës.

Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën,

Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën,

Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën,

Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën,

Protesta për rrugën e Rinasit, policia shpërndan turmën,